Chelsea mundi që në sfidën e djeshme të sigurojë një fitore në Ligën e Konferencave. E vendsour në fazën e cerekfinaleve përballë Legias ata mundën të shnonin tre goli. Ky rezultat e bën shumë më afër fazën gjysmëfinale për ta. Ishin pikërisht Londinezët ata që ishin në kontrollin e plotë të kësaj sfide. Gjatë pjesës së parë ekipi nuk mund të diferencohej. Pavarësisht se pati një rast tepër të mirë me Kiernan Dewsbury-Hall, por nuk mund të finalizojë në gol.
Dhoma e zhveshjes shërbeu si një rigjenerim për ta. Të rikthyer në pjesën e dytë ata ishin shumë më kërkues dhe arritën të shënonin dhe golin e parë të kësaj sfide. Pikërisht Tyrique George që mund të bëjë një realzim duke I dhënë përparësi ekipit të tij. Loja vazhdoi nën rritme tepër të shpejta për anglezët. Pikërisht asis I Jadon Sancho ndaj Noni Maduek mundi të gjejë portën duke cuar në avantazh të dy golave ekipin.

Christopher Nkunku mundësinë e tij të shënimit nga pika e 11 metërshit nuk mundi ta finalzizojë. Pikërisht Toiasz e ndali shënimin e një goli për ekipin e tyre. Por, pas kësaj pengese ekipi nuk ndalet duke kërkuar përsëri një gol. Madueke vetëm pas një minute pas dështimit të penalltisë rikthehet për të bërë të mundur shënimin e golit të dytë të tij.
Ekipi me këtë gol shkoi në kuotën e tre golave të shënuar duke bërë një diferencim në epërsinë e lojës së tyre. Kjo përballje e parë për ta shkoi mirë duke synuar tashmë titullin në këtë kompeticion. Chelse ka pasur jnë sezon aspak të mirë në Premier Ligë me të vetmin synim për titull në sezon.