Chelsea ka pasur sfidën e saj të radhës me copenhagen të vlefshme për Konferenc Ligë, ajo mundi që të eleminojë Copenhagen me një rezultat të përgjithsëm 3-1. Një sfidë e cila nisi me epërsinë e Chelse duke qenë se sfida e parë në Danimarkë u fitua prej tyre me një rezultat 2-1, kjo ju dha mundësinë anglezëve që të hyjnë në lojë më të sigurt dhe të besojnë për suksesin që mund të arrijnë përmes saj.
Një përballje e cila premtonte shumë duke vënë përballë dy ekipe nga të cilat një prej tyre me një histori në botën e futbollit. Chelsea nuk mundi që të krijojë një ndasi në nisje të lojës ku pritej më humë intensitet dhe një zotërim I plotë I lojës duke qenë në tokën vendase. Pjesa e parë nisi mjaft e qetë me një lojë tepër stabile prej të dy skuadrave ku mungoi intensiteti në sulme dhe një sfidë e cila nuk shënoi donjë aksion të rëndësishëm.
Me nisjen e pjesës së dytë angelezët u duk sikur kërkonin që të rivinin në fushën e lojës me një qëllim për të krijuar një shkëputje në këtë sfidë, duke qenë se në minutën e parë erdhën dy aksione të cilat nuk mund të finalizoheshin me një gol. Në minutën e 55 Hall mundi të cojë topin në rjetë pas një aksioni të sukseshëm. Ky gol I zhbllokoi shifrat duke krijuar kështu mundësinë që Chelsea të siguronte kualifikimin e saj në cerekfinale pas I që nuk pati një reagim nga Copenhagen. Chelsa do të ketë mundësinë që të jetë pretendente për titull nëse kalon me sukses dhe këto dy faza.