Chelsea, triumfon në Kupën e Botës për Klube

Chelsea triumfon në Botërorin e Klubeve

Finalja e Botërorit të Klubeve vuri përballë Chelsean me PSG, skuadra francize e cila në këtë sezon ishte si triumfuesja e europës. Një finale shumë e përfolur e cila pritej që do të sillte mjaft supriza dhe një lojë mjaft konkuruese u mbajt në Neë Jersey. Takimi I tyre u mbyll me një fitore të pastër nga anglezët e Chelseas që dominuan me një rezultat 3-0.

Blutë e Londrës që në nisje të saj ishin tepër të sigurt duke siguruar kështu një lojë shumë më të favorshme. Ata mundësuan lehtësisht një sfidë e cila ishte në dominimin e tyre. Ekipi londinez nuk shprehu aspak frikë përballë kundërshtarit duke kërkuar golin që në minutat e para të lojës. Goli I avantazhit erdhi nga Palmer në minutën e 22.

Chelsea triumfon në Botërorin e Klubeve
Chelsea triumfon në Botërorin e Klubeve

Palmer I cili nuk u mjaftua me zhbllokimin e rezultatit ishte përsëri pjesë e lojës për të shënuar. Vetëm disa minuta më vonë ai arriti të sigurojë kështu një thellim të rezultatit për ekipin e tij. Me një epërsi prej dy golash blutë e londrës nuk u ndalën aspak. Sulmi I tyre vazhdoi më tej duke kërkuar që të siguronin përsëri.

Palmer, dhe në golin e tretë të ekipit kishte magjinë e tij duke qenë asistues I saj. Joao Pedro pas një asis mjaft të mirë të shokut të skuadrës arrin të gjejë portën duke sjellë kështu dhe golin e tretë. Tre gola të realizuar që në pjesën e parë ishin paralizuese për PSG.

PSG, duket se në pjesën e dytë nuk kishte aspak dëshirën e saj për të sjellë një ndryshim të rezultatit. Pikërisht situatë e cila nuk I shërbeu për të ndryshuar aspak rezultatin e kësaj sfide.