Chivu, i gatshëm të shuajë përcarjen në ekip

Chivu, i gatshëm të shuajë përcarjen në ekip

Cristian Chivu është vënë në lëvizje të menjëhershme pas mosmarveshjeve që janë duke u hasur në ekip. Eksperienca e tij e parë në drejtimin e zikaltërve nuk është se përfundoi me sukses. Eleminimi i tyre nga Kupa e Botës për Klube ndoshta ishte një eksperiencë e keqe për ta.

Por, situata është bërë më shumë shqetësuese për Chivu. Mosmarveshja mes Lautaro Martinez dhe Hakan Calhanoglu ka vendosur në lëvizje drejtuesin.

Pas kthimit nga SHBA, është ndërmarë një vendim që ata të takohen me drejtues të klubit. Kanë qenë debatet publike që ata kanë zhvilluar mes deklaratave të ndryshme. Lautaro në një deklarim të tij ka hedhur akuza në lidhje me mesfushorin Calhanoglu. Kjo është parë si një përcarje e skuadrës prej Chivu.

Chivu, i gatshëm të shuajë përcarjen në ekip
Chivu, i gatshëm të shuajë përcarjen në ekip

Kërkesa e tij ka qenë që të mos ketë përcarje në ekip. Ekipi do të duhet të ketë unitetin e duhur për të përballur sa më mirë sezonin e ardhshëm. Janë vetëm disa javë që e ndajnë këtë sezon, ndaj ka një kërkesë specifike për të pasur unitetin në këtë dalje.

Ajo që ka ngjallur të gjithë këtë zhurmë ka qenë pikërisht mungesa e Calhanoglu në këtë kampionat. Një dëmtim i tij e ka lënë jashtë loje, por ka pasur aludime që mund të jetë dëshira e tij për të qenë jashtë skuadrës.

Tensioni në dhomat e zhveshjes e ka vendosur më tej Lautaron që të dalë në deklarimet e tij thumbuese. Gjithësesi, deri më tani të dy yjet e ekipit janë pjesë e saj dhe është duke u synuar që të ketë një klimë pozitive.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.