Trajneri i Inter, Christian Chivu ka komentuar në lidhje me fitoren e Inter në shtëpi përballë Sassuolos. Edhe pse me tre pikë të fituara ai ka vlerësuar portierin e kundërshtarëve. Aro Muric i cili është dhe portieri i Kombëtares së Kosovës ka marrë vlerësime për formën e treguar.
Java e katërt e Serisë A siguroi dhe një fitore për Inter. Në shtëpi ata arritën triumfin e tyre 2-1. Rol të rëndësishëm për Sassuolo dhe pse me një humbe përballë zikaltërve luajti dhe Aro Muric. Portieri arriti të marrë një vlerësim mjaft të mirë për shkak të paraqitjes së tij në këtë sfidë.
Chivu theksoi se fitorja ishte e rëndësishmë, sfidë e cila mund të ishte mbyllur më herët por nuk ishte në favorin e tyre qëndrimi i Aro Muric në portë. Qëndrestar, ai bëri një formë mjaft të mirë atje duke treguar gadishmërinë e plotë të tij në mbrojtjen e portës.

Sassuolo dhe pse me diferencë prej dy golash nuk arriti të dorzohej. Ata kërkuan deri sa realizuan dhe golin e tyre në minutat e fundit. Sipas, Chivu janë rasye që risin presionin në ekip por tre pikët për ta ishin mjaft të favorshme për të sjellë një formë mjaft të mirë në këtë nisje sezoni.
Ndër të tjera ai vlerësoi dhe lojën e ekipit, të cilët treguan një formë mjaft të mirë. Edhe pse kundërshtari ishte fokusuar në një mbyllje të mbrojtjes. Ata ishin atje të gatshëm për të shërbyer dhe për të shndëruar rezultatin në fitore.



