Christopher Nkunku sezonin e ardhshëm nuk do të jetë më pjesë e ekipt të Chelsea. Ajo që është shumë më dyshuese në këto momente është se cili do të jetë klubi I tij I radhës. Mediume të ndryshme sportive sjellin në fokus se ai mund të ketë një rikthim të mundshëm në Paris Saint Germain. Rikthim në klubin ku ai morri formimin e parë si futbollist.
Janë pikërisht mediat e ndryshme franceze që ngrenë dyshime në lidhje me këtë vendim të klubit. Ata konsiderojnë një rikthim të mundshë të tij në këtë ekip. Duke qenë se dhe vetë ekipi I PSG është duke shqyrtuar për një rikthim të mundshëm të tij përpara afatit kalimtar të verës.

Nkunku, te Chelsea është pritur me besim të madh dhe shpresë për suksesin e tij. Por,rezultatet nuk kanë qenë aspak ato që prisnin ata duke ndikuar forma e tij fizike. Disa dëmtime të njëpasnjëshme nuk e kanë lejuar që të ofrojë më të mirën dhe ka qenë për një kohë jashtë fushës së blertë.
Rikthimi I tij I mundshëm në PSG është I pritshëm për Nkunku gjithashtu. Duke qenë se largimi I tij nga franca u bë për më shumë hapësirë dhe mundësi në lojë. Konfirmimi I tij u bë në gjermani dhe kalimi më pas në Premier Ligë. 26 vjecari është cilësuar si një ndër talentet më të mirë të futbollit francez. Është pikërisht tashmë një vendim I cili do të merret për të ardhmen e tij në ekipin që do të marrë pjesë.