Ylli kosovar, Edon Zhegrova duket se të ardhmen në sezonin tjetër nuk do e ketë në Lille. Është pikërisht ekipi I Ligës së parë ku ai mundi të shkelqejë në këtë sezon. Forma e tij e mirë ishte jo vetëm në kampionatin vendas por njëherësh dhe në dljet e tij në Champions League. Ndaj dhe shumë ekipe e kosniderojnë afrimin e tij si një opsion të mundur.
Angazhimi I tij në fushën e lojës që prej janarit ka qenë I zbehtë pasi ai ka pasur një dëmtim. Ka qenë pikërisht dëmtim I cili e vendos mesfushorin në një gjendje jo të mirë psikologjike. Gjithësesi, ai është duke punuar që të ketë një rikthim sa më të shpejtë në fushën e lojës. ekipi francez është duke e konsideruar realisht shitjen e tij në këtë sezon.

Me një kontratë e cila përfundon verën e ardhshme ai e bën shumë më të vështirë qëndrimin. Duke frikësuar ekipin për një largim I cili mund të vijë në vitin e ardhshëm dhe si lojtar I lirë. Pas tij janë vendosur dy ekipet italiane Atalanta dhe Napoli. Skuadra të cilat e shohin si një mundësi shumë të mirë transferimin e tij në skuadër.
Por, e mundur është dhe një transferim I tij në Bundesligë duke qenë se RP Leigzig e konsderon një afrim të rëndësishëm Zhegrovën. Lojtari kreativ I kosovës ende nuk e ka dhënë një pëlqim të tij. Ende do të duhet të presim për t’u njohur se cila do të jetë zgjedhja e tij sa I përket sezonit të ardhshëm.