Ciro Imobile është tashmë pjesë e Bolonjës, ka qenë klubi italian I cili ka njoftuar për shërbimin e tij. Sulmuesi italian është bashkuar me ta nën një kontratë një vjecare dhe një mundësi që të ketë rinovimin e saj. Kalimi I tij u bë I mundur si lojtar I lirë pasi u largua nga Beshiktash.
Me një eksperiencë të gjatë në Serinë A, ku ka qenë pjesë e kampionatit që prej 2008. Imobile konsiderohet si një ndër golashënuesit më të mirë në këtë kampionat. kanë qenë plot 201 gola të shënuar prej tij në të gjithë harkun e angazhimit në këtë kampionat. eksperienca e tij pritet të shërbejë në Bolonja e cila mundi të ketë sulmuesin pjesë të saj.

Kjo periudhë e mirë nuk është vetëm në kampionatin vendas. Duke qenë se ai është vendosur shpesh dhe në listën e më të mirëve në europë. Gjatë sezonit të 2018, ai është cilësuar si golashënuesi më I mirë në Europa Ligë. Ndërsa në Serinë A ai mban këtë titull me një rekord prej 36 golash në një sezon.
Rikthimi I tij në Itali duket se është në objektivat e qarta që ai ka në këtë qëndrim. Synimi I tij është një formë e mirë me përfaqësimin e tij në Bolonja, për të siguruar një vend në kombëtare. Kjo është pikërisht një mundësi që ai të sigurojë fanellën e kombëtares. Mundësi e cila ka munguar prej kohësh për Imobile. Ai e konsideron se është në një formë mjaftueshëm të mirë për të pasur një përfaqësim sa më të denjë.