Pep Guardiola sheh një mundësi transferte nga ekipi i Los Blancos. Behet fjalë për mesfushorin e Real Madrid, Frederico Valverde. Ka qenë drejtuesi i Manchester City që e ka vlerësuar atë si pjesë të ekipit. Për shkak të shkathtësisë dhe ecurisë së tij në ngritje në ekip. Mesfushori duket se në këtë sezon nuk ka ngelur pa rënë në sy në formën e tij më të mirë.
Carlo Ancelotti e ka vlerësuar atë si një pjesë kyce në ekip. Nën drejtimin e tij aj shihet si një element tepër i rëndësishëm në ekip. Angazhimi i tij është vleresuar duke qenë titullar në disa prej ndeshjeve. Ai ka impresionuar në fushën e lojës dhe në rolin e mbrojtësit të djathte. Ka qenë pikërisht disiplina e tij dhe energjia që e kanë bërë të spikasë në formën më të mirë.

Por, vështirësia e këtij transferimi pritet të jetë prej ekipit të La Ligës. Ata nuk e shohin aspak në plan për të pasur një transferim të yllit të rri. Pjesë e ekipit ai ka pasur një përshtypje të mirë dhe ka mundur të krijojë një mjedis miqësor. Gjithashtu ekipi vlereson dhe frymën e tij të drejtimit. Në lidership ai shihet si një mundësi tepër e mirë për të drejtuar ekipin. Aftësia blerëse e City as që nuk diskutohet. Duke qenë një nder ekipet më të shtrenjta në europë. Një ofertë e tyre mund të ndryshojë të ardhmen e tij në ekip.