Manchester City I cili është vendosur në garën për të siguruar shërbimin e James Trafford shihet si një opsion më I qëndrueshëm për të përfituar prej tij. City, është duke pasur një mundësi e cila e përfshin në klauzolën e tij të lirimit. Klubi ka mundësi që të barazojë cdo ofertë të pranuar nga Brunely. Janë pikërisht mediat angleze që e kanë sjellë në fokus këtë mundësi për të përfituar prej kësaj.
Pra, në rast se Newcastle I cili është vendosur në plan për të marrë shërbimin e dhe ofron 40 milion euro. Klubi I Cityt do të vihet në djeni dhe do të ketë mundësi që brenda një periudhe prej tre ditësh të japë ofertën e saj. Është pikërisht një pikë në klauzolë e cila jep mundësi që të ketë përforcimin e dëshiruar.

Më herët Trafford ka shprehur pëlqimin e tij për të pasur vazhdimin në Manchester City. Një marveshje personale e cila është arritur mund ta bëjë shumë më të thjeshtë kalimin e tij në city. Ai ka vlerësuar rikthimin e tij në klubin ku hodhi dhe hapat e parë të karrierës profesionale të tij. Duke qenë se ka qenë në akademinë e City. Në vitin 2023 ai është larguar nga City.
Tashmë një mundësi rikthimi është ajo që ai ka vlerësuar. Në klauzolën e kontratës së tij City do të ketë mundësi gjithësesi që në cdo shitje të lojtarit të ketë mundësi të fitojë 10% nga kartoni. Lëvizje e cila e forcon më tej ekipin dhe e krijon kështu shumë më të lehtë përforcimin e ekipit.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.