Claudio Ranieri, refuzon drejtimin e Kombëtares së Italisë

Claudio Ranieri, refuzon marrjen e drejtimit të Kombëtares së Italisë

Claudio Ranieri ka refuzuar që të jetë drejtuesi teknik i Kombëtares Italiane. Ai ka hedhur poshtë një ftesë e cila është bërë nga Federata Italiane e Futbollit. Ka qenë pikërisht interesi i tyre për të pasur Ranierin si drejtues të skuadrës. Mesa duket do të jetë një ofertë e cila e gjen atë në pozitën e dyfishtë. Duke qenë se më herët ai ka pasur rolin e tij si këshilltar i Romës, me një detyre të re në Azzurët.

Presidenti i Federatës Gabriele Gravina, ka zhvilluar bisedime me Ranierin ku ka kërkuar që të marrë drejtimin e skuadrës. Kjo vjen si oferte për të pasi ai ka dhënë më herët dorëheqjen nga drejtimi i klubit të Romës. Një periudhë mjaft e mirë për të e cila përfundoi në këtë sezon. Ka qenë pikërisht largimi që e vendos atë sërisht pjesë të ekipit kryeqytetas, tashmë në rolin e këshilltarit të drejtuesve të saj.

Claudio Ranieri, refuzon marrjen e drejtimit të Kombëtares së Italisë
Claudio Ranieri, refuzon marrjen e drejtimit të Kombëtares së Italisë

Ka qenë një lëshim i federatës qe e ka lejuar që ai të mbajë dhe postin në klubin e Romës. Por, janë burime të ndryshme që bëjnë me dije se veterani e ka refuzuar këtë ofertë. Një rol i dyfishtë nuk është vlerësuar aspak si i mundur për 73 vjecarin.

Qëllimi i tij ka qenë që të jetë pjesë e drejtimit në mënyrë të plotë. Duke mos pasur aspak ndikim dhe presion të kohës për të qenë pjesë e detyrave. Ai e ka cilësuar si një vlerësim por aspak të mundur në këto momente. Rainer është vlerësuar për njohjen e tij dhe karrierën për të qenë udhëheqës në një periudhë të rëndësishme për ekipin Italian. Rrugëtimi i tyre është drejt Kupës së Botës 2026.