Milan i cili duket se është shumë më afër afrimit të Samuele Ricci, kerkon një tjer në mesfushë. Objektivi i saj i radhës në mesfushë pritet të jetë Ardon Jashari. Kosovari ka pasur një sezon mjaft të mirë në Clube Brugge. Kjo e vendos ekipin në një mundësi që të realizojnë këtë transferim. Sukses i tij padyshim që u vlerësua duke u shpallur dhe lojtari më i mirë në kampionatim belg.
Kalimi i tij në Brugge nga Luzern duket se ishte një shtytje mjaft e rëndësishme. Ai mundi të fitojë atje një pozitë mjaft të rëndësishme. Ku u bë menjëherë protagonist në Superligën Belge. Kanë qenë 43 ndeshje të zhvilluara prej tij ku ka relizuar gjithashtu dhe katër gola.

Jashari ka marrë një vlerësim dhe një cilësim të rëndësishëm për kalimin e tij në Serinë A. Milan i cili nuk mundi të finalizojë dicka me Xhakën duket se e ka kthyer vëmëndjen e tyre në Jasahri. Oferta e tyre fillestare ka qenë 27 milion euro dhe një shumë prej 3 milion euro në formë bonusi. Por mesa duket klubi belg nuk e sheh si një opsion kalimin për këtë shumë. Ata janë duke kërkuar 40 milion euro për Jasahri.
Brugge në ofrimin e kësaj shifre synon që ta mbajë lojtarin dhe për një sezon. Një sezon më shumë pritet që të ndryshojë shifrën e tij në market. Kjo do të përkthehet në më shumë të ardhura lër klubin i cili do ketë mundësine e një shifre më të lartë. Jashari është i gatshëm për një karrierë të re.