Francisco Conceicao ka marrë ofertën e tij të parë për një transferim të mundshëm drejt Juventus. Ofertë e cila është refuzuar prej Portos, pasi ekipi nuk e ka konsideruar shumën e ofruar.
Mediat e ndryshme bëjnë me dije se shuma prej 22 milion euroah nuk është pranuar prej ekipit portugez. Anësori i cili në këtë sezon ka qenë i huazuar nga juventus është konsideruar si një opsion i duhur për afrimin e përhershëm të tij. Njëherësh ka qenë vetë 22 vjecari i cili ka shprehur dëshirën e tij për të qenë pjësë e ekipit.
Klubi italian është në djeni të shumës së tij të kalimit prej 30 milion euro. Por nuk e ka konsideruar si opsion të mundshëm një pagesë të tillë për transferimin e tij. Ndaj dhe oferta e tyre ka qenë paksa larg shumës që është propozuar më herët.

Zonja e vjetër nuk është se ka hequr dorë pasi ata janë vendosur përsëri në lëvizje për të mundur të kryejnë një negocim për kalimin e tij. Mirkuptimi i Portos është tepër i rëndësishëm që ata të mund të kryejnë një transferim tepër të rëndësishëm.
Një marveshje e cila qarkullon për të mundësuar kalimin e tij është një shumë me këste që ata janë duke ofruar. Kjo mund të ngjallë dëshirën e Portos për një finalizim. Conceicao në këtë sezon ka pasur një formë mjaft të mirë dhe është cilësur dhe si ndikues në rezultatin që ka mundur të sjellë në ekip.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.