Napoli, në suksesin që arriti të sigurojë në këtë sezon është duke sjellë një ekip më konkurues. Qëllimi I tyre në këtë sezon kalimesh është të sjellin në ekip emra të rëndësishëm dhe të nevojshëm. Raheem Sterling është një prej emrave që ka shpërthyer në rrjet sa I përket një kalimi të mundshëm në Seria A. anësori I cili luan me Chelsea, mund të ketë një kalim të mundshëm nën drejtimin e Conte.
30 vjecari është konsideruar si një opsion I duhur sa I përket përmirësimit të sulmit. Përvoja e tij dhe eksperienca në një kampionat si Premier Liga është konsideruar si zgjedhja e duhur për të finalizuar këtë kalim. Me një eksperiencë e cila e gjithë karriera e tij është mbështetur në Premier Ligë, tashmë mund të jetë momenti për një kalim të rëndësishëm.
Pjesë e disa klubeve të mëdha më herët si Manchester City, Stamford Bridge dhe Liverpool ai mund të shënojë një ndryshim në angazhimin e tij. Janë pikërisht karakteristikat e tij si: shpejtësia, inteligjenca në zhvillimin e aksionit dhe vizioni si të preferuar për Conte.

Napoli, shpreh interes për lojtarin duke vlerësuar kështu atë që ai ka sjellë në fushën e lojës. Njëherësh është dhe interesi I conte dhe strategjia e tij që në ekip të ketë mundësi që të bashkojë emra të mëdhenj që ndryshojnë fatin e lojës që prej minutës së parë. Italiani ka besimin e plotë se një emër I tillë do të jetë tepër I nevojshëm për klubin. Ndaj dhe drejtuesit janë të hapur të negociojnë për kalimin e tij.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.