Cristian Chivu është zyrtarizuar si trajneri I rri I Inter. Ka qenë pikërisht kjo zgjedhja që kanë ndërmarrë drejtuesit e klubit pas largimit të Simone Inzaghi. Inter në këtë sezon të cilin e quan ende të hapur kërkon që të sjellë një trofe. Dhe pse tashmë stabiliteti I tyre nuk është I njejtë ekipi ka mundur të bëjë mirë. Ata ja kanë dalë që të prekin finalen e Champions League dhe pse pa një kupë. Njëherësh, detyre e vështirë për ta ishte dhe Seria A, të cilën nuk e përmbushën.
Chivu vjen si zvendësuesi I denjë në ekipin zikaltër duke pasur kështu një kontratë e cila do të jetë e velfshme për sezonin 2026/2027. Drejtuesi vjen pas një eksperience në Serinë A këtë sezon duke drejtuar klubin e Parmës. Ai mundi të cojë ekipin drejt mbijetesës në këtë sezon. Kjo e bën që të jetë shumë më I freskët në një sukses të arritur.

Ai I ka dhënë lamtumirën klubit të tij duke u bashkuar kështu me Inter. Më herët ai në fundin e karrierës si futbollist e kaloi në Inter. Por, karriera e tij si trajner nisi në Milano. Duke drejtuar ekipin e moshave, dhe më pas skuadrën Primavera. Tashmë, ai ka bërë një hap tjetër në karrierën e tij duke u vendosur që të bashkohet me zikaltërit. Një kontratë që pritet ta mbajë në ekip deri në 30 qershor 2027. Mesa duket ai e nis këtë rrugëtim me një event të rëndësishëm si Kupa e Botës për Klube 2026.