Cristiano Ronaldo është bërë I pari futbollist I cili arrin të kapë shifren e 1 miliard eurove. Bloomber e cila është një revistë ekonomike ka bërë një përllogaritje mes të ardhurave që ai ka mundur të sigurojë nga kontrata e fundit. Vendosja e tij në Arabinë Sauditet duket se ka qenë mjaft domethënëse për fitimin e tij. 40 vjecari vetëm nga zgjatja e kontratës me Al Nassr ka mundur të regjistrojë kështu një vlerë prej 360 milion eurove.
Portugezi vlerësohet me një pasuri prej 1.2 miliard euro duke u vendosur kështu në listën e më të pasurve. Pjesë e miliarderëve ai arrin të vendoset si futbollisti I parë me një karrierë mjaft të gjatë dhe kontribut mjaft të madh në fushën e sportit. Gjatë viteve 2002 dhe 2023 ai arriti të fitojë një shumë prej 470 milion euro në paga.

Por, nuk shihen si të vetme fitime për portugezin duke qenë se ka qenë I preferuar dhe për shumë fushata marketingu. Lojtari ka pasur marveshje 16 milion euro me Nike, Armani dhe Castrol. Cka I japin atj në toal një shumë prej 150 milion euro vetëm në fushën e bashkëpunimeve. 2023, ishte dhe viti I cili shënoi një tjetër hap në aspektin professional dhe ekononik për të.
Lojtari me zhvendosjen e tij në Lindjen e Mesme arriti të përfitojë një shumë prej 172 milion euro. Por, u përfshi dhe një bonus prej 25 milion euro për transferimin e tij. Është pikërisht kontratë që e ka vendosur atë dukshëm në një tjetër stad ekonomik. Ronaldo shihet tashmë si I pari futbollist që prek 1 miliar euro.



