Cubarsi ende pjesë e Barcelonës, konfirmon marëveshjen

Një ekip I cili është I tej mbushur me yjet e momentit në futboll, ka mundur që të shuajë të gjitha kërkesat që ishin në tavolinë për mbrojtësin e rri tepër të talentuar Pau Cubarsi. Një ecuri e mirë e mbrojtësit në moshë të re ka rënë në sy të shumë prej ekipeve më të mëdha të europës, të cilat kishin shprehur kërkesën dhe interesin që të afronin pranë klubit të tyre Cubars.

Te ai është parë një aftësi për të lexuar lojën, të ketë një vetëkontroll në lidhje me topin dhe të mundë të marrë një seri vendimesh të zgjuara sa I përket mbrojtjes, këto cilësi që e kanë shndëruar në një ndër mbrojtësit më të përfolur dhe që ka mundësi me shpejtësi të ngjitë shkallët në këtë pozcion.

Pjekuria e tij në lojë shpesh është krahasuar dhe me Pique duke bërë një paralelizëm në ngjashmërinë e lojës me dy lojtarëve. Duke trguar aftësinë e udhëheqjes ata janë të gatshëm që të mbajnë në ekipin e tyre mbrojtësin. Katalanasit në një marveshje të konfirmuar së fundmi kanë rishprehur interesin e të riut në klubin e tyre duke rinovuar kontratën dhe duke lënë të kuptohet se pavarësisht cfarë do lloj shume dhe ofertë që mund të vijë për mbrojtësin e rri nuk do të konsiderohet duke qenë se ai shihet si  një hallkë kyce në ekipin katalanas dhe vlerësohet për të gjithë kontributin e tij. Loja e mbrojtësist është vlerësuar dhe është cilësuar si mbrojtës me tipare udhëheqësi duke krijuar kështu mundësinë që ai të rritet profesionalisht akoma më shumë në ekipin spanjoll.