Marc Cucurella ka mundur të fitojë falë një forme mjaft të mirë dhe tepër të qëndrueshme faktin se është ylli i Chelsea. Por, përpara se ai të bënte zgjedhjen e tij në këtë transferim ka pasur dëshirën për të qenë pjesë e Manchester City. Koha në të cilin spanjolli u largua nga Brighton per të nënshkruar kështu me Chelsean. Ishte klubi londinez i cili në një luftë të vazdueshme mundi të sigurojë shërbimin e tij për një shumë prej 55 milion euro. Ishin pikërisht vetëm 7 milion euro diferencë që e bënë të mundur këtë transferim.
City kishte kërkuar më herët shërbimin e tij dhe klubi i atëhershëm kishte dakortësuar një marveshje sa i përket transferimit. Ishin pikërisht dy oferta të bëra në atë kohë nga qytetaret prej 30 dhe 40 milion euro të cilat Brighton nuk i konsideroi aspak.

Për shërbimin e tij në atë kohë ka qenë dhe Barcelona një prej ekipeve që kërkonte të kishte shërbimin e lojtarit. Marveshje e cila nuk u realizua për shkak se ishte Brighton tepër strikt në cmimin që ishte duke kërkuar. Cucurella për të gjithë këtë eksperiencë është shprehur së fundni ku ka treguar dhe për dëshirën e tij. Lojtari ka kërkuar që të ishte pjesë e City dhe nën drejtimin e Guardiolës ai ishte duke projektuar një tjeter zhvillim.
Kohë në të cilën dhe City ishte në një klum të pamohueshëm duke qenë kështu një ndër ekipet më të mira në botë. Marveshja e parealizuar e destinoi vendosjen e tij në Chelsea duke u identifukuar në mbrojtje.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.