Daku I papërmbajtur në reagim, gjobitet prej Federatës

Daku I papërmbajtur në reagim, gjobitet

Mirlind Daku është duke pasur një ndër sezonet e tij më të mira në Rusi, sulmuesi I kombëtares shqiptare ka mundur të shëklqejë në këtë sezon dhe jo vetëm ku ka tërhequr vëmëndjen dhe të ekipeve të mëdha për ta pasur pranë tyre, forma e deri tanishme e tij nuk ka ngelur pa rënë në sy. Një lëvizje e tij është parë si e pamundur për shkak të një pengese politike të cilën e kanë konsideruar ekipe si Spartak Moska, kjo e ka lënë atë jashtë angazhimit të tij në një ekip I cili është më I madh dhe do të ofronte një ofertë shumë më të mirë për yllin e kombëtares.

Rikthimi I tij në fushën e lojës ka qenë I frikshëm, ka mundur që të realizojë dy gola në një ndeshje cka e ka bërë një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan, ekipi ku ai po debuton. Deri më tani ka qenë një formë e cila është vlerësuar, por pengesë për të ka qenë tmperamenti gjaknxehtë I tij I cili shpesh nuk ka pranuar gjykimet prej gjyqëtarëve të ndryshëm.

Në ndeshjen e fundit përballë Spartakut të Moskës ai morri kartonin e dytë të verdhë, cka nënkupton daljen e tij nga loja, një lajm I cili nuk u prit aspak në mënyrë pozitive prej tij duke pasur një reagim ndaj gjyqëtarit për këtë vendim në dukje të tij I cilësuar si I padrejtë. Një regaim I cili u ul për shkak reagimit të shokëve të tij të skuadrës. Në këtë mënyrë ai u gjobit për shkak të reagimit të papërshtatshëm me një gjobë e cila ishte 534 euro.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.