Mirlind Daku është duke dëshmuar vazhdimisht se forma e tij dhe kampionati ku ai angazhohet janë në raporte të zhdrejta. Daku në ndeshjen e fundit arriti të realizojë dy gola për ekipin e tij. Duke u shndëruar dhe një herë si hero I ndeshjesh dhe të sjellë një fitore e cila është e nevojshme për skuadrën. Rubin Kazan arriti të fitojë ndeshjen me një rezultat 2-1, ku mposhti Sochin. Ndeshja ishte e vlefshme për Superligën Ruse ku ekipi shkon me një tjetër fitore që e ndihmon në renditjen e tyre.
Ishte pikërisht Daku I cili theu akullin e kësaj sfide dhe dhuroi një gol në minutat e para të ndeshjes. Ai e coi në epërsi Rubin mes një goli të shënuar në minutën e 12 nga pika e penalltisë. Kjo do të shërbente më tej për të sjellë më shumë besim në ekip gjatë kësaj sfide. Pikërisht gol në minutat e para që la të hapur më tej mundësinë e një dominimi të sfidës.

Daku nuk është se u ndal vetëm me këtë shërbim. Ai arriti të realizojë përsëri në minutën e 78 pas një asisti të Kabutov. Gjuajtja e tij me parabol e theu portierin duke shënuar golin e dytë në këtë sfidë. Edhe pse në krahun tjetër u përpoqën për të shuar këtë diferencë por e pamundur. Ishte Daku I cili me dy gjuajtje të tij arriti të shënojë duke sjellë kështu epërsinë në këtë sfidë. Sulmuesi u vlerësua gjithashtu si dhe lojtari më I mirë I sfidës.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.