Mirlind Daku I cili angazhohet me ekipin e Rubin Kazan ka shërbyer në një fitore tepër të rëndësishme për ekipin e tij. Në një ndeshje ku ishin të vendosur përballë FK Rostovit ai shërbeu për të sjellë një fitore për ekipin e Rubin Kazan. Me një rezultat të ngushtë prej vetëm një goli ata arritën që ta fitonin këtë ndeshje. Sfidë e cila luhet për javën e 28 në elitën e futbollit në rusi.
Një gol I cili erdhi në minutat e fundit të ndeshjes duke siguruar kështu një fitore aq të rëndësishme për ekipin e tyre. Me këtë fitore ata arritën që të marrin një pozitë në vendin e shtatë. Ajo shërbeu më tej për të siguruar këtë pozitë dhe të krijojnë një hendek prej katër pikësh me vendin e tetë. Ekipi dhe pse me një renditje jo në treshen e parë, në ndeshjet në vijim ka mundësi që të bëjë përparim.

Pas një mungese në fushën e lojës, Daku bën një rikthim plot potencial. Ai arrin që me ndeshjen e dytë pas rikthimit të tij të jetë një gur I rëndësishëm në ekipin që ai luan. Duke shërbyer kështu dhe me një gol vendimtar që përcakton fitoren e ekipit. Por, ai nuk ishte shqiptari I vetëm në këtë ndeshje.
Dardan Shabanhaxhaj luajti der në minutën e 94, ndërsa shiqptari tjetër Veldin Hoxha u aktivizua deri në minutën e 84. Për Dakun kjo ishte ndeshja e 27 që ai është I angazhuar duke shënuar kështu golin e 12 në këto ndeshje.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.