Daku u rikthehet emocioneve të fitores ndaj Serbisë

Daku u rikthehet emocioneve të fitores ndaj Serbisë

Ndërkohë që Kombëtarja Shqiptarë pritet të rikthehet në grumbullime këtë fillim nëntori. Ku do të ketë dy takimet e ardhshme mjaft të rëndësishme për të siguruar më tej një opsion në kualifikimin e Kupës së Botës. Deri më tani ata kanë bërë mjaft mirë duke shpresuar se do të jetë e mundur një kalim I mundshëm në play off. Kuqezinjtë do të presin në Tiranë, Anglinë e cila tashmë ka siguruar vendin e saj në këtë Botëror.

Në lidhje me këtë rrugëtim ka ndarë dhe Mirlind Daku eksperiencën e tij, po ashtu dhe si e sheh kombëtaren. Sulmuesi e ka cilësuar fillimisht ndeshjen e fundit të kombëtares si mjaft të rëndësishme. Ekipi sipas tij ka formën e duhur për të besuar dhe të synuojë të shkojë më larg. Ndër të tjera e ka theksuar se është një ndër fitoret më të rëndësishme në karrierën e tij kjo përballje.

Daku u rikthehet emocioneve të fitores ndaj Serbisë
Daku u rikthehet emocioneve të fitores ndaj Serbisë

Në lidhje me ecurinë e Kombëtares e cila ka mundur të shënojë kështu dy barazime, dhe pse fitore në shtatë ndeshje. Daku theksoi, se është rezultat I punës që ekipi ka mundur të arrijë. Me një periudhë mjaft të mirë përgatitje ata kanë mundur të korrin kështu një seri rezulatesh mjaft të mira. Sipas tij është e rëndësishme që ky rritëm të vazhdojë më tej dhe në dy ndeshjet e fundit që ka për të zhvilluar kombëtarja. Sfida që do të përcaktojnë kështu mundësinë e tyre për të bërë një hap më tej në rrugëtimin e tyre drejt Botërorit.