Barcelona triumfoj në mbrëmjen e djeshme përballë Osasunës. Një lojë tërësisht e dominuar prej tyre, një ndeshje e cila nuk ishte zhvilluar. Rikthimi i tyre ishte i hershëm, direkt lrej sfidave të ndeshjeve kombëtare ata rihidhen në fushën e lojës.
Dani Olmo ishte ai që bëri të mundur shënimin e golit të dytë. Një penallti e cila ishte në përsëritje e cila e coi në avntazh ekipin katalanas. Herrera e ndali goditjen e tij dhe ishte gjyqëtari i cili urdhëroi përsëritjen e penalltisë. Ishte Olmo ai i cili i gjendur përballë pikës së 11 metërshit nuk gaboi dhe arriti të shënojë. Mposhtja e Pamplonës shoqëroi me ovacione në të gjithë stadiumin.
Një gol i cili e zgjati shumë pak gëzimin e Olmos, i cili u dëmtua vetëm katër minuta më pas. Minuta e 27 ishte fatale për të pasi mjekët hynë në fushë dhe konfirmuan lëndimjn e tij. Një lëndim i cili e le jashtë ndeshjes së gjysmëfinales së Kupës së Spanjës, kunder Atletico Madrid. Por nuk do të jetë e vetmja sfidë e humbur, ai nuk do te jetë dhe në cerekfinale ku do të humbasë mundësinë në Champions.

Konfirmim ky i ardhur nga Hans Flick i cili e theksoi se dëmtimi mund të marrë më shumë kohë sec mendohet. Olmo është një vlerë e ekipit dhe mungesa e tij do të vërehet në ndeshjet në vijim. Konfirmimi I mungesës është bërë pasi ka dalë skaneri I tij. Dëmtim I cili pritet ta lerë jashtë fushës së lojës për tre javë. Janë sfida tepër të rëndësishme për ekipin katalanas.