Liverpool ka synim që të ketë ndryshime në ekipin e tyre. Suksesi i këtij sezoni padiskutim ishte mbreslënës në kampionatin vendas. Ata u shpallën fitues dhe pse ende janë për tu zhvilluar katër ndeshje. Kjo e bën ekipin që të jetë në kërkim të përmirësimit të vazhdueshëm. Darwin Nunez mendohet se do të jetë një prej të larguarve të këtij sezoni. Sulmuesi uruguaian nuk do të jetë më pjesë e Liverpool duke kërkuar për një destinacion të radhës në karrierën e tij.
Gjatë afatit kalimtar ai pati një seri ofertash prej klubeve të ndryshme. Qëndrimi i tij mund të jetë dhe brenda Premier Ligës, por gjithashtu Arabia Saudite ka shprehur interes për të. Qëndrimi i tij ende nuk bëhet i ditur me kalimin e mundshëm.

Janë pikërisht disa media që transferimin e tij drejt Arabisë Saudite e shohin përseri si të mundur. Duke qenë se ekipe të ndryshme e kërkojnë ta bëjnë pjesë të tyre. Por, opsione mbeten gjithashtu Liga spanjolle dhe ajo Angleze. Nottingham Forest e sheh si një opsion transferimin e tij atje. Kusht i vetëm është nëse ekipi arrin që të kualifikohet në Champions League sezonin e ardhshëm.
Lidhja e agjentit të tij me klubin e Barcelonës nuk e zbeh aspak mundësinë e transferimit të tij në këtë klub. Por, kq pasur gjithashtu interes të shtuar të Ateltico Madrid për ta pasur pjesë të tyre sulmuesin. Vlera e tij e tranaferimit mendohet të jetë deri në 45 milion euro. Pavarësisht se transferta e tij prej Benficës kushtoi plot 75 milio euro.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.