Darwin Nunez duket se ka pasur dakortësinë e tij personale për të klaur në Napoli gjatë merkatos së verës. Janë pikërisht mediat e ndryshme italiane të cilat bëjnë me dije se kalimi I tij është aprovuar. Pavarësisht, se mes ekipeve ende nuk është ndërmarrë një dakortësi. Është Liverpool I cili do të duhet të bjerë dakort me kushtet që do të vendosë Napoli në këtë transferim.
Reparti I sulmit pas suksesit të Napolit në këtë sezon duket si një hallkë e cila do të duhet të përmirësohet. Ekipi arriti të sigurojë përfaqësimin në Champions pas suksesit të tyre në Serinë A. Nunez ka qenë që prej fillimit të këtij sezoni si një ndër emërat që është lakuar më shumë për një afrim të mundshëm.

Suksesi I Napolit në transferime padyshim që ka qenë afrimi I Kevin de Bruyne. Luca Marianucci është gjithashtu një ndër emërat që shihet si një opsion mjaft I mirë në këtë përforcim. Por, Conte I cili ka ende në dispozicion një shumë prej 200 milion dollarësh për afrime është duke menduar për këtë përforcim.
Nunez I cili vjen nga Liverpool është përzgjedhur si emëri I duhur për të qenë më pranë ekipit. Ai shihet si opsioni I duhur pasi dhe Liverpool është I gatshëm që ta lejojë lëvizjen e tij. Djajtë e kuq janë duke kërkuar që të kenë një ofertë e cila është e pranueshme për lëvizjen e tij. Mesa duket dhe Napol do e përmbushë këtë kërkesë të tyre. Pas dakortësisë që ka shfaqur dhe vetë 25 vjecari kalimi I tij duket më I mundur.