Liverpool, tashmë ka vendosur një cmim prej 60 milion euro për sulmuesin Darwin Nunez. Kjo tregon se uruguajani nuk do të jetë më pjesë e skuadrës në sezonin e ardhshëm. Me këtë cmim të konfirmuar zyrtarishg janë dhe ekipet e para që kanë shfaqur interes për shërbimin e tij. Napoli dhe Milan janë dy prej ekipeve të para që kërkojnë të kenë sulmuesin pjesë të ekipit. Dy ekipe italiane vendosin për transferimin e tij në Serinë A, kampionat i cili është shumë më ndryshe se Premier Liga.
25 vjecari i cili ka në Liverpool tre sezone është duke e mbyllur rrugëtimin e tij atje. Transferim i cili kushtoi 85 milion euro për të kuqtë, nga ekipi i Benficës. Në 143 ndeshje të luajtura ai ka mundur të realizojë 40 gola. Mesa duket këto kanë qenë shumë më larg pritshmërive që kishin anglezët për shërbimin e tij. Ndaj dhe zgjedhja pritet të jetë një hap më larg mundësisë për të qenë pjesë sezonin e ardhshëm.

Ekipet italiane kërkojnë që sulmi i tyre të vijë në mënyrë të përtërirë. Milan i cili është në fazën e ristrukturimit. Ndërsa Napoli i cili pas suksesit të sezonit kërkon të sjellë një formë e cila do të jetë dinjitoze dhe në Champions. Përfaqesimi europian pritet të shërbejë dhe si një mënyrë avabtazhi për Napolin. Duke qenë se Milan për shkak të një renditje ngeli jashtë saj.
Cmimi i cili është shumë më ulet se ata shpenzuan, tregon nevojën e Liverpool për një ripërtëritje. Tashmë, janë ekipet italiane ato që synojnë shërbimin e tij.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.