Rezultati I ndeshjes së djeshme ishte tepër I rëndësishëm për të ardhmen e Carlo Ancelottit. Trajneri italian I cili u rikthye në 2021 në Real Madrid ka pasur shumë sukses me klubin madrilen. Por, I ngecur në kohët e fundit shihet si një opsion për të sjellë një fryë më të re në ekip. Janë pikërisht mediat spanjolle të cilat e kanë bërë të ditur këtë lëvizje. Pikërisht do të ketë ndeshja në Kupën e Mbretit që do I japë lamtumirën drejtuesit italian.
Real Madrid do të ndeshet me Barcelonën në 26 prill në ndeshjen e cila është e vlefshme për Kupën e Mbretit. Me këtë ndeshje ata synojnë titullin, I cili shihet si I munguar për ta, duke qenë se Champions ishte një ndër shpresat e tyre. Në La Liga ata janë katër pikë poshtë Barcelonës për të shpresuar për këtë titull. Duket se Ancelotti do të jetë për një shans të fundit pjesë e ekipit duke qenë optimistë për të arritur të një titull të rëndësishëm për ta.

Largimi I tij ka kohë që diskutohet por shpesh janë qartësuar dhe ulur këto pretendime prej vetë klubit. Me largimin e tij Real duket se është në kërkim të një drejtuesi të rri teknik. Në listën e saj të mëhershme ishte Xabi alonso. Drejtuesi spanjoll I Bayern Leverkusen shihet si një opsion I mundur për të marrë drejtimin e ekipt. Por nuk pritet të jetë I vetmi opsion, duke qenë se së fundmi po qarkullon dhe Jurgen Klopp. Ish drejtuesi I Liverpool, është duke udhëhequr Red Bull dhe shihet si një kontratë në përfundim për të. Ndaj, këta janë dy emërat që deri më tani shihen si opsioni I mundur për të qenë në krye të Los Blancos.