David drejt përfundimit të kontratës me Lille

David drejt përfundimit të kontratës me Lille

Jonathan David është duke përfunduar kontratën në këtë fund sezoni me ekipin ku ai debuton Lille, sulmuesi kanadez ka zgjedhur që të mos e rinovojë kontratën e tij me ekipin e Ligës së parë dhe dëshron që të ketë një tjetër rrugëtim në karrierën e tij. Tashmë ai do të jetë lojtar I lirë në përfundimin e këtij sezoni dhe po shikon interesimin e klubeve që afrohen për sulmuesin e talentuar.

Forma e tij në ekipi francez ka qenë e mirë ata nuk mund të vazhdonin më tej në paly off-et e UEFA Champions League dhe janë eleminuar prej sfidës, por në kampionatin e brendshëm kanë pasur një ecuri të mirë dhe pse me një PSG e cila është larguar duke krijuar një hendek pikësh. Deri më tani ata kanë siguruar një vend në europë për sezonin  e ardhsëm, por mesa duket David kërkon më shumë mundësi në ekipin që dëshiron të angazhohet.

David drejt përfundimit të kontratës me Lille
David drejt përfundimit të kontratës me Lille

Interesi më real deri më tani duket se është ekipi I Serisë A Inter, ekip I cili ka shprehur dëshirën dhe vullnetin që ai të mund të bashkohet më tej me këtë ekip. Por njëherësh janë dhe interesat e dy prej ekipeve të Premier Ligë , ende nuk dihet se si do të jetë zgjedhja e sulmuesit kanadëz I cili në dëshirën e tij ka gjithashtu dhe një angazhim pranë klubit katalanas, një ëndër e tij e cila mund të realizohet në këtë periudhë ku ai është lojtar I irë dhe mund të favorizojnë më tej atë. Ende nuk ka një përgjigje prej vetë lojtarëve apo klubeve që mund të ofrohen për sulmuesin e Lille.