David, Juventus e sheh si një opsion të duhur

David, Juventus e sheh si një opsion të duhur

Juventus është duke bërë hapin e saj sa i përket afrimit të një prej sulmuesve, që është duke synuar. Ka qenë ekipi i cili ka ndërmarë bisedime për afrimin e Jonathan David. Zonja e vjetër është duke synuar një afrim të sulmuesit në këtë sezon dhe është duke e vlerësuar këtë opsion. Reparti ofensiv është ndër pikat që është përzgjedhur të ketë disa prurje të rëndësishme. David konsiderohet si një prioritet kryesor për zonjën e vjetër.

Në takimin e parë të zhvilluar është cilësuar se, sulmuesi është shprehur i gatshëm për t’u afruar në ekip. David i cili e ka përfunduar kontratën e tij me Lille sheh mundësinë e një transferimi. Sezoni i shkuar për të qe mjaft i rëndësishëm duke shërbyer një seri prej 25 golash dhe asistimin e 12 të tillëve.

David, Juventus e sheh si një opsion të duhur
David, Juventus e sheh si një opsion të duhur

25 vjecari është vlerësuar për formën që ka treguar në ekipin e tij. Kontribues në shumë prej arritjeve të ekipit ai shihet si një sulmues tepër cilësor. Kanë qenë pikërisht këto dhe vlerësimet që Juventus ka shprehur në këtë afrim.

Dëshira e tij lër një ligë tjetër është e madhe, por kjo nuk e bën aspak të thjeshtë këtë kalim për Juventusin. Pas tij janë një seri klubesh që synojnë të përfitojnë shërbimin e tij. Liverpool, Barcelona, dhe Napoli i serisë A kanë shlrehur interes për afrimin e tij. Marveshja pritet të vendoset dhe prej kuahteve financiare që ka secili klub. Pasi janë pikërisht këto kushte që do të ndikojnë në afrimin e lojtarit.