Mediat italiane janë duke hedhur më shumë dritë në lidhje me një largim të mundshëm I cili mund të ndodhë në vazhdim. Jonathan David është vendosur nën një vëzhgim intensiv, shkak është bërë fillimi mjaft I vështirë I tij. Sulmuesi kanadez nuk është duke pasur formën më të mirë të tij në Torino.
Janë 11 dalje të tij në këtë sezon, ku ka mundur të shënojë vetëm një gol. Në vazhdim ai ka luajtur rreth 51% të minutave të mundshme duke mos bërë të mundur realizimin e një formë të mirë. Nuk është vetëm një gol, por njëherësh dhe vetëm një asis I dhënë prej tij. Performanca e tij e cila është nën pritshmëri ka ngjallur mjaft dyshime, se si do të jetë e ardhmja e tij.

Janë pikërisht përfaqësues të lojtarit të cilët kanë nisur kështu kontakte me disa klube të tjera europiane. Për të eksploruar më shumë se si ai në këtë janar të mund të ketë një tjetër të ardhme në angazhimin e tij. Deri më tani si ekipet që janë më të interesuara për shërbimin e tij shihet se janë Tottenham dhe Bayern Munich.
Tashmë, do të jetë vetë Kanadezi I cili do të vendosë për të ardhmen e tij. Nëse ndryshimi I formës së tij nuk vrehet më tej në ekip do të jenë drejtuesit ata të cilët do të detyrohen të ndërmarrin një vendim në lidhje me largimin e tij. E ardhmja e tij në Torino deri më tani nuk duket aspak e sigurt.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.