David Luiz, braziliani I cili ka pasur një karrierë mjaft të gjatë në futboll duke u bërë një figurë e rëndësishme ka bërë një rikthim. Ish lojtari I Chelsea është vendosur përsëri në futbollin europian duke u bërë pjesë e Pafos në Qipro. Largimi I tij nga futbolli europian daton nga 2021, dhe tashmë është duke pasur një rikthim në fushën e blertë. Angazhimi I tij nuk është se ka qenë inekzistent duke qenë se më herët ai është bashkuar me klubet braziliane. Flamengo dhe Fortaleza janë ekipet ku ai është bërë pjesë më herët.
Fortaleza është ekipi I fundit ku ai ka luajtur, kontrata e qëndrimit të tij atje ishte për një periudhë njëvjecare. Por, tashmë është pikërisht lojtari I cili më herët ka ndërmarrë një vendim sa I përket rikthimit të tij në europë. Skuadra e Qipros duket se e ka vendosur atë në një rol të rëndësishëm duke e bërë kështu zgjedhjen e tij të parë për një rikthim.

Ai, tashmë ka bërë të mundur arritjen e një marveshje e cila do të jetë për një periudhë tre vjecare. Është pikërisht angazhimi I klubit në Champions Lige që e ka bërë të mundur dëshirën e tyre për të pasur në ekip lojtarë me eksperiencë. Emëri I tij është konsideruar si një afrim I cili do të duhet për të sjellë eksperiencën në ekip. Përvoja e tij do të shërbejë më tej për të kërkuar një mundësi shumë më të mirë në eksperiencën europiane. Deri më tani skuadra ka debutuar në një formë të mirë duke pasur shpresa për kualifikueset e këtij sezoni.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.