Kevin De Bruyne pritet të largohet gjayë verës nga klubi anglez. Debutimi i tij për Manchester City pritet të jetë në fund të këtij sezoni. Pas debutimin në Kupën e Botës për Klube ku do të jete pjesë e Manchester City. Më pas ai pritet të nënshkruajë largimin. Ka një seri opsionesh që i afrohen atij pas largimit duke e bërë përsëri të kërkuar në moshën 33 vjecare.
Inter Miami përflitet se është një ndër opsionet që ai mund të transferohet. Karriera e tij ne Manchester City ka qenë e shkëlqyer duke fituar në total 19 trofe në vetëm 10 sezone që ka qenë pjesë e klubit. Gjatë vitit të kaluar është diskutuar për transferim të tij në San Diego FC. Por, tashmë është shumë pranë një transferimi në Miami.
Ka qenë vetë ekipi që synon të ketë pjesë të tij lojtarin. Edhe pse në brendësi ata kanë një seri të lojtarëve botërorë si: Messi, Busquets dhe Alba.

Bashkimi i tij me Miami pritet të jetë në fazën e dytë të transferimeve pas mbylljes së eventit botëror. De Bruyne në një transferim të tillë do të kushtojë shumë për ekipin. Por, ka mundësi që të kalojë përmes sistemit të parave të alokimit të synuar. Një formë e njohur kjo më herët dhe për Zlatan Ibrahimovic. Por, do të ketë ndikim në një pagesë e cila është e përgjysmuar në fillim të sezonit.
De Bruyne në këtë ekip do të rrisë opsionim e sulmit duke e shëndruar në një mundësi më sulmuese. Përvec se ai do të shtohet në ekip në listën e yjeve të tjerë që qëndrojnë në të, si Messi.