Kevin De Bruyne zgjodhi që të përfaqësonte Napolin, duke krijuar kështu një transferim I cili nuk pritej në një hark të gjerë. Ylli I Manchester City mbylli atje një karrierë të gjatë duke u zhvendosur kështu në një tjetër ekip me peshë. Mesfushori zgjodhi që të bashkohej me Napolin, lëvizje e cila erdhi si një transferim I lirë në ekip.
Pozita e tij dominuese në skuadër ishte e dukshme ku kishte sjellë shpesh qartësinë se ishte figurë e pazvendësueshme. Mirëpo, së fundmi ekipi nuk kishte më shumë besim në aftësitë e tij. Nisur nga kjo ai u shty më shumë që zgjedhja e tij të bëhëj pikërisht në një prej klubeve me nivel në euorpë. Kalim I cili mund të bëjë të mundur dhe përballjen me City në Champions League.

Tashmë, bëhët me dije si ai mund të ishte zgjedhur që të qëndronte dhe në Premier Ligë. Ka qenë pikërisht një ofertë e cila vinte prej Manchester United e cila mund ta vendoste pjesë të ekipit. Deri më tani asgjë nuk ishte konfirmuar, por ka qenë vetë De Bruyne I cili e ka pohuar këtë. Por për shkak të një rivaliteti I cili ka ekzsituar prej kohësh ata e kanë shndëruar në të pamundur kalimin e tij në djajtë e kuq.
Me veshjen e fanellës së Napolit ai është I gatshëm që të nisë një karrierë të re dhe një rrugëtim ku konkurenca është gjithashtu tepër e pranishme. Largimi I tij nga City e vendosi ekipin në një seri shpenzimesh për të arritur përmirësimet.