De Bruyne shihet si i paqartë për të ardhmen e tij. Mesfushori belg nuk do të jetë më pjesë e klubit anglez Manchester City. Ka qenë vetë ylli i manchester që e ka shprehur këtë interes për largimin e tij. Në fund të këtij sezoni ai përfundon dhe kontratën, largimi mund të ndodhë si lojtar i lirë. Kjo sepse nuk është aprovuar më tej nëse do të ketë një rinovim.
Guardiola nuk e sheh si opsion mësfushorin belg për sezonin e ardhshëm. Pozicionimi i tyre nuk ka lënë vend për të kuptuar. Këtë e ka shprehur dhe vetë de Bruyne në lidhje me të ardhmen e tij në këtë klub. Ai cilësoi se është ende në një mundësi lër të dhënë më shumë në karrierën e tij. Vetëm 32 vjec dhe ndër më të mirët në mesfushë, nuk mund të mungojnë ofertat e ndryshme.
Deklarimi i tij ka qenë i qartë duke qenë se nuk ka një pengesë sa i përket moshës. Nromalisht që nuk është në formën e tij para shtatë vitesh, por ka eksperiencë mbi supe. Ai është shprehur se do të vlerësojë të gjitha ofertat që mund të jenë pranë tij.

Ka pasur zëra të ndryshëm në lidhje me transferimin e tij. Kryesisht janë klubet arabe që mund të bëhën destinacioni i tij i ardhshëm. Pikërisht këto klube që marrin pranë tyre lojtarë kalibri las një farë moshe. Po ashtu opsio ka qenë dhe MLS, duke qenë se ka një pjesë të ish skuadrës në këtë kampionat. Aston Villa mendohet se mund të jetë një destinacion i tij brenda Premier Ligë. Klubi anglez mund të tërheqë pranë vetes mesfushorin.