Barcelona për sezonin e ardhshëm ka qëllim që të krijojë një ekip shumë më të fortë. Por, njëherësh ata janë duke u përballur me disa sfida financiare që e bëjnë shumë më të vështirë qëndrimin e tyre. Sfida për të mbushur arkën shihet dhe në rafshin e largimeve që ata synojnë në ekipin e tyre. Frenkie de Jong, është një prej emërave me të cilat ndeshet shumë ekipi.
Kërkesat për të janë të ndryshme ku kërkohet që të afrohet ne futbollin anglez Liverpool, Arsenal dhe Manchester City kanë shprehur interes për afrimin e tij. Holandezi projektohet për një rol kyc në ekipin e tyre, duke e parë si një sfidë më vete afrimin e tij. I gjendur në Barca në këtë sezon ai gjithashtu ka pasur një ndikim pozitiv. Por, largimi më shumë shihet si cështje sa i përket përmirësimit të financave në ekipin e La Ligës.

Mungesa e rinovimit të kontratës, pavarësisht se ajo përfundon në 2026 e bën dhe një objektiv më të arritshëm për kërkuesit. Arne Slot kërkon që ekipin ta përforcojë më shumë, objektiv i arritshëm dhe përmes kësëj transferte. Ata kërkojnë që të shënojnë një ekip që është i gatshëm për më shumë trysni në lojë. Motorët janë duke u bërë gati pas sezonit të tyre fantastik në Premier Ligë.
Arsenal nga krahu tjeter e sheh si opsionin më të mirë në krah të Rice dhe të Odegaard. Opsioni i afrimit në secilin prej ekipeve që e kërkon e shndëron në një element tepër të rëndësishëm. Forma i lejon që të jetë i preferueshëm dhe i gatshëm që të jetë përballë secilës sfidë.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.