De Paul drejt një ribashkimi të mundshëm me Messin

De Paul drejt një ribashkimi të mundshëm me Messin

Mesfushori Argjentinas duket se do të ketë një mundësi që të luajë përkrahë shokut të tij të skuadrës. Rodrigo De Paul është vendosur në qendër të vëmëndjes nga Inter Miami për të bërë të mundur transferimin e tij. Mesfushori është konsideruar si një përforcim I duhur për një mesfushë e cila ka nevojë për ripërtëritje. Deri më tani është cilësuar si zgjedhja më e mirë që mund të shërbejë dhe në lojën e Messit.

Lojtari I cili tashmë gjendet pjesë e Atletico Madrid duket se ka dhënë pëlqimin e tij për largimin drejt amerikës. Klubi spanjoll në të njëjtin krah qëndrimi e ka mbështetur një mundësi sa I përket transferimit të tij. Deri më tani faza e bisedimeve duket se ka qenë tepër pozitive dhe duket se është drejt përfundimit kalimi I tij.

De Paul drejt një ribashkimi të mundshëm me Messin
De Paul drejt një ribashkimi të mundshëm me Messin

Qëndrimi I tij në Inter Miami pritet të rregullohet nga një kontratë e cila do e mbajë të lidhur për një periudhë katër vjecare. Qëllimi I tyre është një projekt afatgjatë I cili është duke u shfaqur me qëllim që dhe pozita e tij në ekip të jetë e një rëndësie. Klubi ende nuk ka bërë të qartë disa detaje të fundit që është duke diskutuar në lidhje me këtë kontratë.

Inter Miami me këtë afrim të mundshëm është duke treguar se ka interes për krijimin e një ekipi me emëra të mëdhenj. Pikërisht dhe të ndjellë Messin që të bëjë zgjedhjen e tij duke qenë se një shok nga ekipi kombëtar do të jetë pranë tij. Një moment ku argjentinasi ende nuk e ka njoftuar për një rinovim të kontratës së tij.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.