Deco, flet për mungesën e rikthimit të Messit në ekip

Deco, flet për mungesën e rikthimit të Messit në ekip

Drejtori sportiv I katalunasve Deco, ka shpjegur një ndër faktet më enigmatikë deri më tani. E gjitha ka të bëjë me vendimin që ndërmorri Messi sa I përket mungesës së rikthimit të rij në Barcelona gjatë 2023. Messi pas largimit nga Paris Saint Germain, ishte përfolur shumë për një mundësi që ai të rikthehej në Barcelona.

Ishte dëshira e të dyja palëve për të pasur një ribashkim, pasi dhe ndarja e rrugëve të tyre erdhi në 2021. Ndërprerje e cila e coi Messin pas një kohë të gjatë të largohej nga La Liga. Pikërisht kampionati ku ishin fillimet e tij dhe afirmimi I tij si një ndër lojtarët më të mirë në botë. Deco ka ardhur me një deklarim në daljen e tij sa I përket qëndrimit të mbajtur atëherë. Ai e cilësoi si një zgjedhje të drejtë duke qenë se do të ishte shumë më tepër presion për ta.

Deco, flet për mungesën e rikthimit të Messit në ekip
Deco, flet për mungesën e rikthimit të Messit në ekip

Pas largimit nga Parisi, Deco deklaron se Messi thjesht kërkonte të gjente lumturinë. Një rikthim I tij përsëri në Barcelona nuk do të garantonte këtë, pasi presioni do të ishte tepër I madh për të. Kjo do e vendoste në një positë shumë më të vështirë sulmuesin.

Një zgjedhje e cila ka treguar se ka qenë më e mira sipas Deco. Pasi dhe Messi pati mundësi që ta rindërtonte veten. Njëherësh Barcelona arriti të gjente të gjitha mundësitë për ringritje pas një largimi aq të vështirë. Ndërlidhja e tyre ishte e fortë, ku përmendja e njërës të lidhte me tjetërën.