Gennaro Gattuso së fundmi është zyrtarizuar si drejtues I Kombëtares Italiane. Ka qenë pikërisht vendimi I Federatës I cili erdhi fill pas shkarkimit të Luciano Spallettit. 47 vjecari është emëruar në krye të Italianve duke u vlerësuar si një ndër figuart që mund të sjellë një ndryshim të nevojshëm. Së fundmi ai ka bërë dhe një deklaratë, e cila është e para zyrtarisht si drejtues I kombëtares.
Gattuso e ka cilësuar si një ëndërr e tij e cila është bërë realitet. Ka qenë pikërisht dëshira e tij prej kohësh që të merrte drejtimin e kombëtares. Ai e ka cilësuar gjithashtu një detyrë e cila pritet të jetë shumë e vështirë, por përkushimi do të jetë maksimal në këtë detyrë të re për të. Më tej ai ka bërë dhe një analzië të ekipit aktual duke vënë në dukje pengesat që mund të hasen.

Si një pjesë kryesore ai ka theksuar mentalitetin e lojës dhe aspak lojtarët në fushë. Pavarësisht, se zërat janë të ndryshëm në lidhje me një përbërje jo të mirë të ekipt. Gatusso e ka kundërshtuar këtë fakt duke cilësuar se nuk ka të bëjë aspak me një fakt të tillë. Trajneri ka sjellë një fakt se ekipi ka nevojë për më shumë unitet dhe një ndjenjë entuziazmi e cila ka munguar këto kohë. Kanë qenë pikërisht rezultat e ndeshjeve. Qëllimi I tij është që të cojë Italinë në Kupën e Botës 2026. Pavarësisht, se këto kualifikuese nuk është se nisën shumë mirë për ekipin italian.