Dembele, motivon më tej ecurinë e ekipit deri tani

Dembele, shtyn më tej ecurinë e ekipit

Dembele është duke pasur një ndër sezonet më të mira në PSG. Sulmuesi ka mundur të shënojë plot 32 gola në këtë sezon dhe ka dhënë shtatë asise. Këto shifra të deri tanishme tregojnë dhe një herë formën e tij mbreslënëse në ekipin parizien. Sulmuesi I PSG e konfirmoi më tej suksesin e tij në një sezon ku kreyqytetasit janë duke drejtuar sezonin për herën e 15. Një objektiv që është shumë pranë realizimit me një distancim prej plot 21 pikësh.

Pavarësisht se është ende herët ata në ndeshjen e tyre të të shtunës mund ta realziojnë. Kurorëzimi I tyre mund të jetë në përballjen me Angers. Djemtë e Enrique do të kenë mundësi ta arrijnë në këtë fazë kurorëzimin. Nuk është e nevojshme për ta që të jenë fitues në atë sfidë, mjafton një barazim. Një barazim që I con ata të paprekshëm për të qenë më pas kampionë për herën e 15 të Ligës së parë.

Sulmuesi ka dhënë më shumë doza optimizmi për ekipin. Në daljen e tij të fundit ai ka treguar për objektivat e këtij sezon. Pavarësisht, se drejt fundit ata janë në kërkim të një mundësie më të mirë. Triumfi në ligën vendase ishte një qëllim, që e arrijnë më së miri, tashmë ata do të kenë mundësi në europë.

Dembele, shtyn më tej ecurinë e ekipit
Dembele, shtyn më tej ecurinë e ekipit

Hapi I tyre është shumë pranë Champions në këtë sezon. Ata do të jenë përballë Asron Villa. Një përballje në cerekfinale të Champions që I jep mundësi për gjysmëfinalen. Sezoni është ende I gjatë për ta duke qenë se do të kenë ndeshjen finale për Kupën e Francës. Një përballje përballë Reims që ju jep mundësi për një tjetër titull.