Haaland është një nder sulmuesit që ka spikatur në City. Forma e tij ka qenë mjaft e mirë dhe cilësohet si një ndër talentët e ekipit. Por, ndeshja e fundit nuk duket se shkoi mirë për sulmuesin e rri. Sfida me Bournemouth për Kupën e detyroi atë të largohej i dëmtuar nga ndeshja.
Ai mundi të shënëojë golin e barazimit për ekipin e tij. Një nderhyrje e gabuar e Cook e detyron atë që të largihet nga fusha. Goditja me taka në kycin e tij ishte fatale për sulmuesin e City. Norvegjezi u pa në një formë aspak të mirë.
Ishte ndihma mjekësore që e shoqëroi atë jashtë fushe. Guardiola e zvendësoi atë me Omar Marmoush i cili vetëm tre minuta pasi hyri në fushën e lojës arriti të shënojë. Gol i cili e bën të mundur kualifikimin e Manchester City.

Shqetësuese për tifozët e Manchester ka qenë një video e cila qarkullon ku ai shihet duke u larguar me patericë. Një deklaratë e Pepe Guardiola nuk e ka qartësuar aspak formën e norvegjezit.
Nuk dihet sa do të qëndrojë ai jashtë fushe. Por, e bën më shqetësuese nëse ai do të jetë për një periudhë të gjatë, në rikuperim. City në një peridhë jo të mirë arrin të marrë një fitore në Kupë. Por, mungesa e një elementi të tillë mund të jetë shqetësuese për ekipin në vazhdim. Një ndër yjet që do të mungojë në një periudhë të rëndësishme mund të kthehet në shqetësuese. Ndaj, tfiozët besojnë se do të jetë I nevojshëm një rikthim I Halaand në fushën e lojës.