Mbrojtësi I kombëtares Shqiptare është dëmtuar në ndeshjen që klubi I tij kishte këtë javë. Përballja mes Majorkës dhe Atletiko Madrid solli dhe dëmtimin e Klumbullës pikërisht në një periudhë shumë të rëndësishme. I aktivizuar që në minutën e parë ai është detyruar që të largohet nga fusha e blertë në minutën e 36.
Ende nuk është bërë e ditur nga klubi spanjoll, gjendja e tij shëndetësore. Por, largimi nga loja mund të jetë sinjal I një gjendje aspak të mirë të tij. Është një moment tepër I rëndësishëm për mbrojtësin, sa I përket angazhimit të tij në kombëtaren Shqiptare. Duke qenë se ekipi ka një ndeshje jaft decisive përballë Serbisë, në kualifikueset e Botërorit. Kjo e ka bërë dhe shumë më të dyshimtë nëse do të ketë një angazhim të tij apo jo.

Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga klubi sa I përket gjendjes së tij. Kjo ka ngritur më shumë zërat rreth një mungese e cila mund të jetë e gjatë në fushën e lojës. Mesa duket për mbrojtësin nuk ka fat, duke qenë se vjen një dëmtim fill pasi ai ka zenë një pozitë mjaft të rëndësishme në klubin spanjoll. I vendosur si titular atje ka ngjallur shumë dyshime dhe mund të bëjë dhe një zbehje të formës së tij. Por, ende e pakonfirmuar mbetet lajmi sa I përket angazhimit të tij. Kjo do të duhet të marrë disa ditë që të ketë dhe një verdict nga mjeku I ekipit për gjendjen e tij.



