Dëmtimi I yllit të Zvicrës, lajmi I mirë për Kosovën

Dëmtimi I yllit të Zvicrës, lajmi I mirë për Kosovën

Kosova në grumbullimin  e saj të radhës pritet të zhvillojë takimet e saj të vlefshme për kualifikimet në Kupën e Botës. Skuadra dardane ka mundur të tregojë një formë mjaft të mirë të qëndrimit të saj. Së fundmi një lajm është duke qarkulluar sa I përket dëmtimit të një prej yjeve të zvicrës. Remo Freuler mendohet se shkak të dëmtimit të pësuar nuk do yë jetë  disponueshëm për kombëtaren Zviceriane.

Mediat janë ato të cilat raportojnë se ai do t’I ushtrohet një ndërhyrje në fillim të kësaj jave. 33 vjecari shihet se do të ketë shumë më pak mundësi që të rikthehet në ndeshjen e muajit nëntor me ekipin e tij kombëtar. Mesfusha zviceriane me këtë mungesë mund të vendoset kështu në një pozitë shumë më të cënueshme.

Dëmtimi I yllit të Zvicrës, lajmi I mirë për Kosovën
Dëmtimi I yllit të Zvicrës, lajmi I mirë për Kosovën

Është Xhaka I cili në krah do të jetë pa lojtarin që ai kombinohet më së miri. Yakin shihet se nuk është se ka një zvendësues të një niveli të duhur për të sjellë në skuadër. Lëvizje e cila bëhët shumë më e vështirë për teknikun duke qenë se dhe Denis Zakaria nuk do të jetë I disponueshëm në këtë ndeshje.

Yakin mund të bëjë gati një tjetër formacion që do e hedhë në fushë, por ende nuk është bërë publike lista e zvicrës. Një tjetër shqiptar pritet të mos jetë I gatshëm për Zvicrën. Ardon Jashari duket se nuk është në formën më të mirë pas dëmtimit për angazhim. Këto mungesa mund të jenë në favor të Kosovës e cila hyn në fushë për tre pikë.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.