Një ndër ndeshjet më interesante e cila kishte një interes në fazën e play off për të përcaktuar ekipet cerekfinaliste ishte përballja mes dy ekipeve gjermane të Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen. Një lojë e cila ngjalli interesin e saj në përballjen e parë në Munich ku vendasit mund të fitonin me një rezultat 3-0 duke krijuar kështu më shumë besim dhe siguri në sfidën e ardhëshme.
Leverkusen kishte besimin e plotë se mund t’ia dilte në këtë sfidë dhe njëherësh Xhaka një prej titullarëve më herët është shprehur se janë thjesht 90 minuta që mund të ndryshojnë gjithëcka. Por, rezultati nuk mund të ndryshoi dhe u thellua më tej me një Leverkusen I cili pësoi një rezultat final 5-0.
Përballje tepër agresive ishte ajo në ‘’derbin gjerman’’, ku dhe numëri I kartonëve të verdhë ishte tetë të tillë, një pjesë e parë e cila shkoi në jnë barazim pa gola dhe sfida e cila u hap në minutën e 52. Një gol I Kane hapi sfidën duke cilësuar dhe më tej avantazhin e Munich përballë kundërshtarëve. Goli I dytë erdhi në minutën e 71 me një insistim të vazhdueshëm të Munich të cilët dëshironin të vulosnin sfidën dhe të përcaktonin fituesin e saj. Tashmë Leverkusen nuk mundi që të vazhdojë ëndërën e saj në Champions ku u gjend jashtë cerekfinales, ndërsa Munich ka mundësinë të shkojë më tej dhe të njohë kundërshtarin e saj, një sfidë cerekfinale e cila pritet të ngjallë emocione dhe kuriozitet për të përcaktuar më të mirët e europës. Bayer Munich ka ende rrugëtim në këtë kompeticion tepër të rëndësishëm europian.