Derbi gjerman në Champions, triumfon Bayern

Një ndër ndeshjet më interesante e javës së parë të UEFA Champions Ligë e luajtur për fazën e play off-eve 1/8, ishte ajo mes Bayern Munich dhe Bayern Leverkusen. Derbi gjerman I cili do të vendosë për fatin e dy ekipeve të cilat janë duke garuar për fazën cerek finale të Champions. Një sfidë e cila nisi tepër herët me një gol të Kane, I cili erdhi që në minutën e nëntë. Hapja e lojës me një avantazh për Munich, premtoi një lojë e cila do të kishet gola dhe rritëm, por shkoi e calë drejt pjesës së parë.

Të dy ekipet luajtën në mënyrë tepër të sigurt në këto përballje duke synuar që të gjendeshin në një pozitë të favorshme dhe të mos humbisnin nga gabimet. Nisja e pjesës së dytë solli një gol I cili erdhi përsëri nëntë minuta pasi kishte nisur ndeshja I realizuar nga Musiala. Rindezja e lojës ishte pas këtij goli ku vendasit tentuan disa herë drejt portës por pa rezultat.

Leverkusen nuk mundi që të ndalë epërsinë e vendasve në asnjë moment, ku në minutën e 62 ata shkojnë me dhjetë lojtarë në lojë për shkak të një kartoni të kuq ndaj Mukiele. Munich e shfrytëzon këtë fakt duke shkuar më tej në këtë sfidë dhe duke kërkuar që të kalojë në epërsi. Diferenca e golave u shtua me një, në një penallti të shënuar nga Kane, kjo e con shumë më të sigurt Bayern Munich në një transfertë ku është pre gola në avancë dhe do të duhet për Leverkusen që të bëjë një proces loje shumë më intensiv, për të ndalur Munich.