Derbi ngjyros Manchester blu, shkëlqen City

Derbi, ngjyros Manchester blu

Java e katërt e Premier Ligës solli dhe përballjen e parë të derbit mes Manchester United dhe Manchester City. Në këtë përballje të parë për këtë sezon ishte Manchester City I cili ishte shumë më bindës duke siguruar kështu një fitore bindëse. City u pa që pre fillimit të lojës që ishte dukshëm në një formë më të mirë. Lojë e cila pritej të ishte në favor të tyre pas një sigurie të treguar në fushën e lojës. Si përfundim ata mundën të siguronin një fitore bindëse në fund të kësaj sfide, 3-0.

Sfida në pjesën e parë kishte një protagonist tepër të rëndësishëm, Jeremy Doku I cili arriti të sjellë një formë mjaft të mirë në fushën e blertë. Ishin pikërisht asistimet e tij të sakta që mund të ndryshonin dhe rezultatin e sfidës. Fillimisht me një asistim I cili u drejtua Haaland, por e pa mundur për të cuar topin në rrjetë. Aksioni I tij vazhdoi më tej duke gjetur Phil Fodën dhe bën të mundur thyerjen e akullit në minutën e 18.

Derbi, ngjyros Manchester blu
Derbi, ngjyros Manchester blu

United, nuk u zhgënjye prej golit të parë por arriti të ushtronte presionin e saj. Sesko dhe pse me një zotërim mjaft të mirë të topit në një aksion nuk mund të thyente Donnarummën. Por, për City ishte I nevojshëm ky kundërsulm I kundërshtarëve për të bërë të mundur shfrytëzimin e hapësirave boshe. Doku ishte përsëri atje për të bërë të mundur një pas drejt Haaland I cili këtë herë arrin të shënojë në minutën e 53. Norvegjezi ishte përsëri ai që I dha fund sfidës me golin e tij në minutën e 68.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.