Dështimi I Skëndërbeut në Superiore, sezoni I ardhshëm

Dështimi I Skëndërbeut në Superiore, sezoni I ardhsëm më poshtë

Skënderbeu, këtë fundjavë e vulosi rënien e saj nga kategoria. Një sezon aspak i thjeshtë për korcarët që u ndeshën shpesh me faktin se mund të jenë ata që largohen nga superioria këtë vit. Forma e tyre la për të dëshiruar duke dëshmuar dhe njëherë se ekipi e sheh si të pashmangshëm ndryshimin. Një staf drejtues i cili stepet përballë dënimit të tyre europian e bën shumë më të vështirë këtë fatk. Sezoni i tyre i ardhshëm e gjen ekipin e Skënderbeut në Kategorinë e Parë.

Ndeshja e tyre e fundit u zhvillua me Bylisin, matematikisht për korcarët ishte e nevojshme vetëm fitorja. Por, loja solli një rezultat ndryshe. Sfida e cila zhvillohej në shtëpi kishte mbështetjen e tifozërisë vendase por nuk arriti të ndryshonte fatin e tyre. Ishin pikëtisht miqtë të cilët e nisën këtë sfide me një gol në minutën e 10.

Mustapha arriti të gjejë portën që prej minutave të para të ndeshjes. Kthimi i korcarëve ishte tepër i shpejtë në minutën e 14 Charles arrin të barazojë shifrat. Barazim i hershëm i cili ngjalli shpresat më tej në ekip, por nuk mjaftoi.

Dështimi I Skëndërbeut në Superiore, sezoni I ardhsëm më poshtë
Dështimi I Skëndërbeut në Superiore, sezoni I ardhsëm më poshtë

Rezultati i pjesës së parë mbetet i pandryshuar duke e bërë lojën ende më interesante. Barazimi ishte një rezultat i vlefshëm për korcarët, të cilët nuk arritën ta mbanin. Presioni i lojës ishte tepër i madh dhe kjo dukshëm u vu re prej kartonave të verdhë në lojë. Në minuten e 62, Bylis gjen golin e shpresës.

Pergjoni arrin të shënojë për miqte duke krijuar kështu mundësinë e avantazhit. Avantazh i cili vazhdoi deri në fund të lojës, me vendasit që nuk mund ta ndryshonin këtë fakt. Skënderbeu dështoi në këtë rikthim edhe pse me një lojtar më pak në miqtë për 20 minuta lojës. Tashmë, korcarët do të ndeshen në kategorinë e parë. Bylis vazhdon ende qëndrimin në Superiore.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.