Dhjetë ekipet më të shtrenjta sa i përket pagave vjetore

Zbulohen dhjetë ekipet më të shtrenjta sa i përket pagave vjetore

Mediat e huaja kanë nxjerë një tabelë sa i përket pagesave dhe renditjes së klubeve më të mëdha të europës. Bëhët fjalë për pagesat mesatare vjetore për sezonin që sapo lamë pas. Në këtë listë e cila është krijuar ka një specifikim për pagën mesatare në vit për secilin klub të europës.

Ajo që bie në sy me këtë listë është Real Madrid. Klubi madrilen kryeson atë me një shumë mbreslënëse prej 11.2 milion euro për lojtar. Edhe pse me një rënie duke qenë se në sezonin e kaluar ata kishin një renditje prej 12 milion euro për lojtar.

Zbulohen dhjetë ekipet më të shtrenjta sa i përket pagave vjetore
Zbulohen dhjetë ekipet më të shtrenjta sa i përket pagave vjetore

Më pas në këtë listë është pozicionimi i Barcelonës. Ekipi katalanas ka një shumë prej 7.91 milion euro. Edhe këta kanë përjetuar një rënie nga sezoni i kaluar me 8.5 milion euro. Vendi i tretë rezervohet për Manchester City ku renditet me 7.43 milion euro, ndryshe ekipi anglez ka shënuar një rritje prej 1 milion euro nga sezoni i shkuar.

Bayer shihet në këtë listë me një vlerë prej 7.38 milion euro, në të njejtën shumë bën pjesë dhe PSG dhe Arsenal që kanë një renditje prej 7 milion euro.

Janë katër ekipe angleze që plotësojnë vendet e fundit në këtë listë. Manchester United, Chelsea, Tottenham kanë për lojtarët e tyre një pagë mesatare vjetore prej 4.5 milion euro.

Me këto shuma shihet se ka një diferencë të madhe të vendosur mes klubeve. Po ashtu dhe ajo që bie në sy është dhe mungesa e një ekipi italian në këtë listë.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.