Di Maria, I qëndron premtimit të bërë 17 vite më parë

Di Maria, I qëndron premtimit të bërë 17 vite më parë

Angel Di Maria ka përmbushur një ndër ato premtime që i ka bërë 18 vite më herët. Së fundmi ai është rikthyer në klubin e tij në të cilin luajti për herë të parë në Argjentinë. Di Maria ka lindur në Rosario dhe ishte pjesë e klubit që mban të njejtin emër. Angazhuar atje që prej moshës katër vjecare ai debutoi me ekipin e parë të skuadrës në moshën 17 vjecare. Qëndrimi i tij athe ishte vetëm dy vite, ku më pas ai është vendosur në Barcelona.

Mirëpo ky kalim shënoi dhe hapin e tij më të madh në futbollin profesional. Renditja e tij në ajkën e furbollit u shënua për shkak kësaj lëvizje. Në vitin 2007 ai bëri një premtim se në përfundim të karrierës së tij ai do të rikthehej në ekipin e tij të parë.

Di Maria, I qëndron premtimit të bërë 17 vite më parë
Di Maria, I qëndron premtimit të bërë 17 vite më parë

Karriera e tij kaloi në disa klube të ndryshme europiane prej Real Madridin, Manchester Unitedin, Paris Saint-Germain, Juventusin dhe përsëri për Benficën. Por, kjo nuk e ndaloi aspak DiMarian që të zbatonte premtimin e tij.

Pavarësisht, se dhjetë muaj më parë ai është kërcënuar se në rast se do të kthehej në Rosario do të vritej. Duke lënë anash të gjitha kërcënimet ai zgjodhi që të qëndrojë dhe të zbatojë vullnetin e tij duke qëndruar në premtimin e bërë më herët. Gjatë karrierës së tij ai ka fituar kampionatin në Spanjë, Francë dhe Portugali. Në total luajti 145 ndeshje duke shënuar një total prej 31 golash.