Diant Ramaj ende pa një zgjedhje në kombëtare

Diant Ramaj ende pa një zgjedhje në kombëtare

Grumbullimet në Kombëtaren e Kosovës treguan për një potencial tepër të vlefshëm. Vazoja e zgjedhjes është e gjerë tashmë dhe ekipi drejtues ka një seri opsionesh. Lojtarë të cilët janë pjesë e ligave më të rëndësishme në botën e futbollit janë pjesë e kësaj kombëtareje.

Shumë i përfolur ka qenë dhe portieri shqiptar Diant Ramaj. Ai është një ndër figurat më të rëndësishme, më herët është konsideruar si opsioni më i mirë.

Ramaj është në pronësi të Borussia Dortmund por per momentin ai angazhohet te Copenhagen.

Vetëm 23 vjec ai ka treguar tepër potencial, gjatë kohës në Eintracht ai është vlerësuar së tepërmi. Në një intervistë ai ka shprehur dëshirën e tij të marrë një vendim sa më të mirë. Ftesë nga kombëtarja gjermane dhe ku ai ka lindur ende nuk ka por është në pritje.

Njëherësh për të ka shprehur interes dhe Kombetarja e Kosovës, jo në një formë të drejtëpërdrejtë sipas tij. Përmes miqëve të përbashkët ai ka parë interesin e kësaj kombëtareje, por vlerëson që të bëjë një zgjedhje të mirë për vazhdimësinë.

Diant Ramaj ende pa një zgjedhje në kombëtare
Diant Ramaj ende pa një zgjedhje në kombëtare

Nuk mohon angazhimit te Dardanët por kërkon kohën e duhur për vendimarje, ndoshta dhe një angazhim te ekipi i gjermanisë. Elementë të tillë Shqipëria dhe Kosova kanë pasur në një gamë të gjerë. Lojtarë të cilët knë shkëlqyer në klubet pjesmarëse dhe janë cilësuar dhe si ndër talentet në futboll.

Ramaj do të duhet të zgjdhë mes dy kombëtareve në qoftë se do të ketë ftesa zyrtare prej tyre. Prevalimi do të jetë sipas ecurisë që ai mendon të ketë në të ardhmen.