Luis Diaz i cili ishte kthyer në synimin kryesor të Bayern Munich tashmë ka bërë një kalim të rëndësishëm në ekipin bavarez. Sulmuesi ka mbritur në qytet për të zhvilluar dhe vizitat mjekësore atje. Ka një marveshje e cila është mbyllur mes Liverpool dhe Bayern Munich që e vendos atë në ekip për një shumë prej 75 milio euro. Pas një serie të gjatë dhe kalvari është bërë i mundur dhe ky realizim që ka qenë shpesh i komentuar në këtë periudhë.
Tashmë 28 vjecari do të ketë mundësi që të vendoset nën urdhërat e Kompany. Nën lejen e klubit është ndërmarrë mundësia që ai të vazhdojë më tej me kontrollet mjekësore për të finalizuar këtë kalim. Ajo që disktuohet në këto kohë është se vendosja e tij në skuadër do të bëhët sipas një kontrate prej katër vitesh. Nën këtë lëvizje ajo që synohet është një qëndrim i gjatë që e bën më tej pjesë të projektit bavarez.

Dëshirë e madhe ka qenë kjo lëvizje për klubin gjerman, i cili arriti të përfitojë dhe pas largimit të Ekitike. Ka qenë lëhtësi që hapi rrugën më pas për të sjellë lehtësi në vazhdimin e saj. Liverpool në krahun tjetër është duke shënuar një hap të rëndësishëm duke vendosur kështu në arkë një shumë prej 190 milion euro. Shumë kjo e arkëtuar përmes drejtimit të Richard Hughes. Luis Diaz pritet të shërbejë si përforcimi i duhur në ekip. Forma e tij është pikërisht ajo që kërkohej prej kohësh duke sjellë një hap shumë më të sigurt në zhvillimin e tij në klubin gjerman.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.